Analisti Fatos Lubonja tha në një lidhje me “Skype” për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se Shqipëria duhet të kishte shfrytëzuar vaksinat ruse dhe kineze kundër koronavirusit, në mungesë të vaksinave të Perëndimit.

Sipas Lubonjës, duke mos pasur vaksinat, ne jemi katandisur në imunitetin e tufës, ku kryeministri shkon e bën vaksinën i pari, kur në fakt duhet ta bënte i fundit.

Duke qenë jashtë lidhjeve me BE, duhet të kishim shfrytëzuar vaksinat ruse dhe kineze. Çështja mbetet e hapur, problemi ynë është që politika gjithmonë i instrumentalizon këto situata. Disa detyrime që ne kemi ndaj Evropës nuk duhet t’i anashkalojmë, por në këtë aspekt problemi ynë më i madh është që kemi ngelur të ngurtë.

Ka një lëvizje shumë të fortë në Perëndim, nuk mund të bëhet me detyrim vaksina. Do të ishte mirë që ne të kishim punuar, që të ishim më afër dhe t’i kishim këto mundësira. Nuk i kemi dhe jemi katandisur në imunitetin e tufës, me një kryeministrin në krye, që nuk duhet ta bënte i pari vaksinën, por i fundit”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb