TIRANË

Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 deklaratën e kryeministrit Edi Rama se maxhoranca do i çojë për skrap dy siglat e LSI dhe PD. Ai tha se fjala skrap është shumë e rëndë, tregon dëshirën për eliminim të kryeministrit Edi Rama.

Gjithsesi Lubonja, që njihet si kritik i qeverisë, pati një kritikë edhe për opozitën. Ai tha se nuk sheh një vizion tek opozita.

“Po e filloj nga kjo fjala skrap se në fund fare debati që kemi ne, mendoj unë këtu midis të tjerave është ore mund të shkojë kjo opozita për skrap siç thotë ai apo çfarë duhet të bëjë kjo opozita që të mos shkojë për skrap. Si duhet bërë, çfarë duhet bërë, a e shpejtoi çuarjen për skrap dalja nga parlamenti ia eviton këtë dhe i krijon mundësinë e një rinovimi. Se kjo fjala skrap është shumë e rëndë. Në Itali është përdorur një fjalë por është përdorur nga vetë partia, ky Renzi i famshëm kur doli që mori…tha ‘rotamacione’. E kanë marrë nga kjo e makinave. Çon një të vjetër, merr një të re. Ndërrimi i makinave, ndërrimi i liderëve brenda partisë. Por jo zhdukje e partisë, dalje në skrap. Dalja në skrap është eliminim. Kjo ëndrra e tij për daljen në skrap që e ka të vjetër dhe që po e realizon tani hajt ta diskutojmë. Më shumë debati për mua është ore çfarë duhet të bëjë kjo parti përveç këtyre protestave. Këtu e kam. Meqenëse flasim për kohë të gjatë. A ka një vizion tjetër dhe si iu përçohet njerëzve që t’iu ngjallin shpresë. përveç protestave, kush është vizioni ekonomik, demokratik, reforma në drejtësi, reforma në media po në ekonomi. Reforma që ti ke si vizion që të mos jemi thjesht ndërrim. Unë nuk e shoh këtë vizionin”, deklaroi Lubonja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb