TIRANË

Analisti Fatos Lubonja thotë se besimi tek institucionet ka rënë pasi politikanët gjithnjë e më shumë janë pjesë e minorancës. Lubonja tha në “Real Story” në News24 se në Shqipëri nuk ka një ndarje mes së majtës e së djathtës, duke pyetur më tej nëse OFL do i shkojë ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi.

“Jo këtu por edhe në Amerikë, besimi tek institucionet ka rënë dhe në Amerikë. Kur bëhet fjalë për tek institucionet bëhet fjalë për institucionet shtetërore që na qeverisin. Arsyeja është që gjithnjë e më shumë politikanët janë pjesë e minorancës. Politikanët tanë nuk kanë qenë në shërbimin tonë por të një pakice oligarkësh, e për fat të keq edhe të krimit.

Ka dy gjëra që duhen thënë. Mua më ka ndodhur në aeroport të pyesin sa para ke me vete. Ti nuk duhet të më pyesësh sa para kam. Më prezumon si kriminel, është e ngjashme me paketën. Ajo që iu kam thënë, është më mirë të shpëtojë 100 fajtorë se të dënohet një i pafajshëm.

Ky lloj besimi që kam tek institucionet është kur më trajton sa me kujdes dhe respekton të drejtat e mia.

Demokraci apo siguri? Ta hajë dreqi në botë e kudo dhe në Itali ka një ndarje mes asaj që quhet e majta dhe e djathta dhe kulturalisht. Siguria është element i fortë i së djathtës. Salvini që mbyll portat. Kurse e majta ka një qasje tjetër, që të pakësojmë kriminalitetin jo duke i futur në burg por të financojmë më shumë politikat sociale. Tani kjo këtu është një parti e majtë. Përtej dhe të majtës dhe të djathtës edhe për këtë kemi nevojë. Jo duke promovuar kriminelët, duke i çuar në parlament, duke i bërë kryetarë bashkie. Do i shkojë Elvis Rroshit?”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb