TIRANE

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ne News24, analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se plani B që po diskutohet nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi për Kosovën, është i rrezikshëm. Ky plan nënkupton bashkimin e dy vendeve, në rast dështimi të projektit Europian.

Lubonja u shpreh se kufijtë nuk ndërrohen duke bërë selfie dhe duke vendosur dorën mbi flamur, por shqiptarët duhet të shkojnë drejt projektit europian.

Po të isha në vend të Hashim Thaçit, do të isha shumë i kujdesshëm për të kaluar tek ky plani B, do të kisha punuar shumë më tepër që të ishim gati për Europën sot, që të mos shkonim tek ky plani B, se ky plani B ne na gjen krejtësisht të papregatitur, lëre ca bën Rama në Pejë, se nuk ndërrohen kufijt duke vënë duart mbi flamur. Kufijtë ndërrohen duke punuar për vendin tënd, që ti kesh shqiptarët të gatshëm për të luftuar për këtë planin B, nëse vjen puna.

Edhe pse në Europë ka një frymë nacionaliste sot, ka sërisht një politikë të fortë që është kundër kësaj. Ne duhet të mbajmë një qëndrim. Qëndrimi im është se duhet të jemi në krahun e atyre, që janë për projektin europian, sepse në me këtë mund të fitojmë”, u shpreh Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: