TIRANË

Analisti Fatos Lubonja tha se në Shqipëri nga njëri kamp qëndron një bandë gangsterësh dhe nga ana tjetër ka një popull depresiv dhe  një opozitë të dobët.

Duke folur në emisionin “Të Pa Ekzpozuarit” në News 24, ai tha se shqiptarët për fat të keq po jetojnë në depresion dhe kjo faktohet nga largimet masive.

Monika Kryemadhi përballë një paneli analistësh foli edhe për protestën e studentëve, e cila sipas saj ia arriti qëllimit duke ia hequr bojën shefit të qeverisë, Edi Ramës.

Pjesë nga debati:

Lubonja: Mund të thuash se është i rrethuar nga depresioni i popullit shqiptar, largimet, nga shëndetësia. Një rrethim të popullit shqiptar nuk e shoh, por përkundrazi shoh një largim masiv.

Për mua që të flasim troç: Kemi një bandë gangsterësh nga njëra anë dhe nga ana tjetër ke një opozitë të dobët dhe një popull depresiv.

Kryemadhi: Do të ikë ai së bashku me kriminelët e tij. Shqipëria do të ikë nga sistemi i individit. Të iki edhe ai edhe unë do të iki së bashku me atë maskara, që ka marrë në qafë shqiptarët.  Ky njeri do të iki ashtu siç e mendojmë ne. Protesta e studentëve ia arriti qëllimit, sepse hoqi 9 ministrat. Studentët do të vijnë edhe më të fortë seç ishin në dhjetor. Ka hequr tarifat e studentëve, por ka hequr edhe rrogat e pedagogëve. Ai ka marrë dekanët dhe i ka kërcënuar. Meritat e studentëve është që ia hoqën bojën Ramës.

Lubonja: Juve thoni që këtu pedagogët i trembi, këtu policia vepron me dhunë dhe njerëzit tërhiqen. Juve këto i quani si forcë, por këto janë dobësi.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb