Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën emisionin “Real Story” në “Neës 24” deklaroi se opozita ka djegur mandatet e ka dalë nga parlamenti për ndërkombëtarët dhe jo për shqiptarët.

Lubonja u shpreh se opozita po ashtu bashkëpunon me oligarkët, e po ashtu bashkëpunon dhe me ish-ministra e ish-funksionarë të lartë, në kohën e qeverisjes së PD, duke mos larguar asnjë, duke mos i ngarkuar askujt, asnjë përgjegjësi politike.

Kam pasur rezervat e mia për daljen nga parlamenti. Ju keni dalë nga parlamenti për mendimin tim për ndërkombëtarët, jo për shqiptarët. Për t’iu thënë ndërkombëtarëve se ky nuk është vendi normal e ju duhet të ndërhyni. Aksioni opozitar ka sjellë një sensilibizim te ndërkombëtarët, por nuk është i mjaftueshëm për të ndryshuar sistemin dhe për të sjellë një ndryshim në Shqipëri e për të sjellë një aksion për shqiptarët e jo për ndërkombëtarët.

Për aksionin për shqiptarët, ju jeni aty ku keni qenë. Bashkëpunëtorët që keni ju, janë ish-ministra, ish-funksionarë. Vetëm një tezë më bind, teza që njerëzit janë mërzitur kaq shumë sa thonë le të vijë më i keqi, vetëm ky që është mos të jetë. Në këtë kuptim, nuk shoh dallim mes PS e PD ne atë që bëjnë për shqiptarët”, u shpreh Lubonja.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb