Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se përgjegjësia më e madhe e Bashës është se nuk arriti të krijojë një koalicion të madh opozitar, duke sakrifikuar madje edhe veten, nëse duhej.

Lubonja thekson se PD ka edhe disa probleme me konsistencën, që duhet të rregullohen.

“Basha mund të thotë se unë s’kam humbur zgjedhjet, siç thoshte Rama më 2009. Na duhet kohë të kuptojmë nëse zgjedhjet ishin të manipuluara. Nga ana tjetër, të zhgënjyerit duan të ndërtojnë shpresë. Ideja që duhet hequr Basha nga kreu i PD, legjitimon teorinë e Ramës.

Basha ka përgjegjësi, patjetër. Përgjegjësia më e madhe e Bashës ishte se nuk krijoi koalicion të madh opozitar, duke sakrifikuar edhe veten. E kam menduar se nuk duhet madje as Basha kryetar opozite. Basha duhet të ishte shumë më demokratik, ndoshta vinte në krye të opozitës një figurë tjetër, duke u treguar demokratik. Duhen më shumë zëra që kundërshtojnë zërin e liderit. PD ka probleme edhe me konsistence. Nuk e shoh partinë të hapur”, u shpreh Lubonja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: