Për analistin Fatos Lubonja problemi i PD është se PS ka kapur të gjithë oligarkët, krimin e organizuar dhe prandaj kjo qeveri nuk  mund të largohet me parlament.

“Këtu nuk është problem se forca e Ramës janë amerikanët. Problemi i PD është se PS ka kapur të gjithë oligarkët, krimin e organizuar që i ka futur edhe në parlament, median. Ju u thoni shqiptarëve tani që kemi SHBA-të dhe do të fitojmë pas 4 vitesh. Politikisht kjo është e gabuar. Unë kam frikë që Basha e di shumë mirë këtë. As vetë nuk e beson më këtë. Nuk e di kush e beson që pas 4 vitesh pa luftuar krimin e organizuar, pa bërë popullin për vetë që po ikën me Berishën. Berisha ka nerv, u del amerikanëve kundër. Nuk zgjidhet kjo sikur të thuhen të vërtetat më të mëdha. Ky regjim nuk rrëzohet me parlament. Ne duhet të kërkojmë shumë më tepër se kaq nga Basha dhe PD. Pse nuk del PD-ja t’i kërkojë SHBA-së se nga i ka marrë informacionet për Berishën? Ne duam prova si çdo shtet ligjor”- tha Lubonja.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: