Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Rama, me anë të reformës në drejtësi, tenton që të kapë të gjitha pushtetet.

Lubonja theksoi se Rama po lufton që të kapë drejtësinë, duke shtuar se fundi mund të jetë një bandë e vetme që kontrollon gjithçka e për rrjedhojë, situata mund të bëhet akoma më e vështirë.

“Reforma në drejtësi janë njerëzit dhe nuk është shpirti i Zotit. Dvorani mori çmim dhe është turp i madh dhe për ata që ia dhanë atë çmim. Ilir Meta ishte vetë që aprovoi reformën në drejtësi. Populli do shenjën e pavarësisë. Ne vijmë nga drejtësia e Enverit, që dënonin me vdekje, pa avokat, pa gjë. Prirja për të kapur reformën në drejtësi nga të fortët në Shqipëri ekziston.

Aq më tepër që Ramën e njohim se kush është. Këtu është e kapur ekonomia, media gjithçka. Këtu po bëhet reforma, që Rama të kapë më shumë pushtet. Nano u kap për luftë politike. Këtu kemi të bëjmë me luftë politike për të kapu drejtësinë. E do arrijmë në fund në një bandë të vetme, që kontrollon gjithçka, që do të na çojë situatë shumë të vështirë. Meta padyshim ka interesat e veta, po mbrohet, por kur më mbron si qytetar, kur denoncon PPP-të, mbron disa kauza qytetare”, u shpreh Lubonja.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb