Analisti, Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’ u shpreh se kreu i PD Lulzim Basha, nuk ka mbështetjen popullore.

Gjatë fjalës së tij analisti Lubonja u shpreh se kryedemokrati pavarësisht se SHBA ishte kundër lënies së mandateve dhe çadrës, nuk e ndryshoi qëndrimin e tij .

Ndërsa sipas analistit Artur Zheji , kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë në vetëvrasje politike, ndërsa theksoi se është ai që  është treguar më i fshehtë në lidhje me marrëveshjet me europianët apo amerikanët për të zhdukur ish-kryeministrin Sali Berisha nga loja.

Lubonja:  Unë nuk e besoj Bashën , Edhe ideja që tani po tentojnë të na shesin dhe Amerikën nuk e vë në diskutim është shtirje. Basha ka pohuar që ka pasur kundërshtime dhe dy vendime shumë të rëndësishme që ka marrë. E para dalja nga parlamenti dhe futja në çadër janë vendime të rëndësishme dhe që është e gjithë partia që e ka marrë, ku Berisha ka qenë aktiv i fortë. Megjithatë tha i mora me partinë, tani del e thotë i mora vetë. Një tjetër problem është edhe se këto vendime janë kundërshtuar nga amerikanët, por Basha ka ecur në rrugën e tij, pra jo gjithmonë ka ecur në atë çfarë kanë thënë amerikanët. Basha duhet të theksonte se ç’donjeri ka nevojë të ketë proces për tu provuar është apo jo fajtor dhe deri në momentin që të dalin provat , të shprehej se nuk ka pse ta përjashtoj.

Zheji: Basha fsheh një marrëveshje të fshehtë me Europianët, amerikanët që të zhdukë Berishën nga loja. Pra bën një vetëvrasje politike. Nuk di që ka një shtyllë logjike të më thotë çfarë fiton. Ishte rasti Rama-Nano, ishte vetëm Rama që tha vrava babain politik. Tjetra , përse nuk fsheh Berisha diçka , por vetëm Basha. Berisha ngaqë flet shumë i thotë të gjitha. Berisha në 6-7apo 8 foltore ristrukturoi statutin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb