Partia Demokratike do të mbajë një protestë në datën 7 korrik.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, nënkryetari i kësaj partie, Luçiano Boçi, deklaroi se protesta do të jetë masive dhe pritet të marrin pjesë mbi 30 mijë vetë.

Arjan Çani: Keni një ide sa vetë do të vijnë në protestë? 10 mijë përshembull vijnë?

Luçiano Boçi: 10 mijë, 20 mijë, 30 mijë… Do të ketë më shumë se 30 mijë protestues. Do të jetë një protestë masive. Por kjo nuk është çështje numrash.

Arjan Çani: Uaaa, e di ç’do të thotë 30 mijë veta o Ylli?!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb