Pep Guardiola? Jo nuk është ai. Po Simone Inzaghi? Ndoshta. Më mirë Maurizio Pochettino. Jo, jo, është Maurizio Sarri ai që do të drejtojë Juventusin nga sezoni i ardhshëm. Pasardhësi i Massimiliano Allegri në pankinën e “Zonjës së Vjetër” është kthyer në një rebus të vërtetë, teksa me emrat e shumtë qarkullojnë në faqet e para dhe titujt kryesorë kanë vënë në dyshim edhe besueshmërinë e disa prej mediave më prestigjoze italiane.

1559031824491.jpg
1559031824491.jpg

Këto të fundit kanë shkurtuar ndjeshëm listën, duke rritur kuotat e Sarrit. Në fakt të gjitha të dhënat të çojnë te tekniku i Chelsea, por kujdes nga suprizat. Një e tillë projektohet nga Luciano Moggi. Ish-drejtuesi juventin e njeh shumë mirë klubin dhe për këtë arsye ka një tjetër emër që deri tani është lakuar shumë pak, për të mos thënë aspak. Bëhet fjalë për Jurgen Klopp.

Jurgen Klopp
Jurgen Klopp

“Sarri te Juventus është diçka që më habit dëri në një farë pike. Për mua ka shumë mundësi që kjo të ndodhë. Por ai nuk është I vetëm. Kemi dëgjuar të flitet shumë për Sarrin, Pochettino, apo Inzaghi, por asnjëherë për Klopp”, ka thënë Moggi, duke hapur një pistë të rëndësishme për pankinën e Juventusit. Duket e pamundur për shkak se Jurgen Klopp dhe Liverpool do të luajnë finalen e Ligës së Kampioneve. Nuk ka dyshim që një triumf do ta blindonte gjermanin te skuadra angleze, por me një humbje diskutimi do të ndryshonte krejtësisht. Kështu, pasi u zhgënjyen nga Guardiola, tifozët juventinë mund të ëndërrojnë sërish.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: