Përmes fondacionit të tij “Firdeus” Naçi, së bashku me kontributin dhe donacionet e dhuruara nga shqiptarët, u ka mundësuar shumë familjarëve dhe fëmijëve, që të buzëqeshin sërish, pas një kohe të gjatë.

“Kemi zgjedhur fondacionin “Firdeus” dhe emisionin “Shqiptarët për shqiptarë” për tu ardhur në ndihmë familjeve të cilat janë në nevojë në këto ditë të vështira dhe shpresojmë që bashkëpunimi me këtë fondacion do të zgjasi sa më shumë .”,-thotë Luis Ndreka, përfaqësues i kompanisë “Lufra”. “Gjëja që më motivon jo vetëm mua por gjithë ekipin tonë është shpirti human që kompania tregon cdo ditë sidomos kur shqiptarët kanë nevojë për ta.”-shprehet një përfaqësuese e kompanisë “Lufra”.

“Stafi i Kosmonte Foods i është bashkuar fondacionit “Firdeus”. Sot misioni ynë është tu bashkohemi disa familjeve në nevojë ku pikërisht kemi zgjedhur familjet në Thumanë. Jemi munduar sadopak që t’ju rikthejmë disi buzëqeshjen këyre familjeve”,-u shpreh Malvina Nerguti, Menaxhere shitjesh në Kosmonte Foods.

Banorët e Thumanës duke marrë pakot me ushqime falenderuan Elvis Naçin duke thënë se janë shpresëplotë se shumë shpejt do të futën edhe në banesat e reja që do të ndërtohen për ta. “Rrimë në çadra kam shpresë tek xhaxhi Elvisi se do të na ndërtojë një shtëpi”,- shprehet një fëmijë.

“Krejt Thumana e ka shpresën tek Elvisi, jo vetëm na ra tërmeti por tani edhe koronavirusi”,- tha një grua në Thumanë teksa mori ndihmat ushqimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb