Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Leonard Demi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ka analizuar aksionin ushtarak që ka nisur Rusia që prej 24 shkurtit në Ukrainë.

Ai tha se nga kjo luftë po bëhet për shkak të çmendurisë së presidentit rus Putin.

Mes të tjerash Demi tha edhe disa argumente se pse NATO nuk mund të mbyllë hapësirën ajrore në Ukrainë, thirrje kjo e vazhdueshme nga ana e presidentit Zelensky. Sipas ambasadorit, nëse NATO mbyllte këtë hapësirë, do i shpallte luftë Rusisë, dhe kjo situatë do të çonte në nisjen e Luftës së Tretë Botërore.

“Këto janë pamje rrëqethëse, tragjedi e madhe që po bëhet në sytë tonë, në sy të Europës. Po bëhen për shkak të një çmendurie të presidentit Putin. Ashtu siç e thanë edhe pamjet, ushtria ruse ishte përgatitur të bënte një luftë të shpejtë. Llogaritë e gabuara të Putin dhe strategëve të vetë, dështuan në planifikimet e tyre. Ata menduan se do të zaptonin dhe do të kishin një qeveri të re. E para e punës, që të pushtonin Ukrainën dhe të vinin një qeveri kukull, dhe qeveria që të vendosej të njihte Krimenë dhe dy republikave të sapo shpallura të Ukrainës. Apo dhe të çarmatoste me qëllim që të rriste influencën e vetë në Europën Juglindore. Ai po detyronte të që prishte arkitekturën e arritur nga Aleanca. këto plane pa Ukrainën nuk mund të realizoheshin. Por këtë Putini se arriti dhe gjëja madhështore ishte qëndrimi i jashtëzakonshëm i popullit të Ukrainës dhe lufta për të mbrojtur vendin. Po shohim se ushtria ruse, një nga ushtritë më të mëdha të botës, që nga 2008 i është nënshtruar një reforme të thelë, nuk po përparon, ka mbetur. Deri sa nuk po përparon, pasi ukrainase po reziston.”, tha Demi.

Por sa do rezistojë në këtë luftë Ukraina? Demi tha se Ukraina ka marrë trajnime nga NATO dhe mbështetje ushtarake.

“Unë do e quaj kështu. Ukraina po ndihmohet nga të gjithë komuniteti ndërkombëtar, nga NATO. Ne kemi qëndresë të jashtëzakonshme të popullit të Ukrainës. Në 2018 Ukraina se ka pasur këtë mobilizim, pasi Aleanca e ka trajnuar. Aleanca dhe komuniteti ynë, i kemi ndihmuar sa mundemi, duke ruajtur disa balanca të mëdha. Çfarë e detyron NATO-n që të marrë pjesë dhe të detyrojë atë që të mbyllë hapësirën e fluturimeve. Zona e ndalimit të fluturimeve, do të thotë se NATO të hyjë në luftë me Rusinë. Atëherë do të kemi hyrje në luftën e tretë botërore. Do të kemi më shumë vrasje, shkatërrime dhe do të hyjë lufta në Europë. Do kemi përshkallëzim të paparë. Rusia zotëron sot 6 mijë bomba atomike. Putin është një kriminel lufte. Në qytetet e Ukrainës po vdesin fëmijë, nga plumba, të dehidratuar dhe uria. Kemi të bëjmë me krime lufte. Gjykata Ndërkombëtare i ka quajtur sulmet që po bëhen si krime kundër njerëzimit dhe i ka bërë thirrje Putin që të ndalë luftën. Ky është veçse një kriminel. Qëndrimi i Zelenskyt është admirues. SHBA kanë miratuar si ndihmë për Ukrainën 13 mln dollarë. Nga e shtuna deri dje, miratuan ndihma ushtarake për Ukrainën 1 mld dollarë. NATO është e pazëvendësueshme. Ndihma që i ka dhënë Ukrainës dhe po i jep, tregon se ka ndaluar përparimin e një nga ushtrive më të forta të botës. Sot Selensky ka pasur fjalim para parlamentit gjerman, dhe ka pasur deputetë që kanë qarë aty. Zelensky tha se Putini po ndërton një mur të ri dhe nëse gjermanët nuk veprojnë, më vonë do të turpërohen. Gjermania është përpjekur që çdo gjë ta bëjë përmes tregtisë. Tregtia nuk i bën gjithmonë diktatorët demokratë dhe paratë që kanë oligarkët, të jenë në shërbim të zhvillimit. ndaj kjo provoi se nuk ishte e suksesshme.”, pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb