“Lufta” ndërmjet Antonio Conte-s dhe Thomas Tuchel, në përfundim të derbit londinez, ishte një nga episodet më të bujshme, jo vetëm të këtij fillim sezoni, me shaka, mediat e cilësojnë shtrëngimin e duarve më të rëndësishëm në Premier League në 30 vitet e fundit.

Në fakt të gjithë tabloidët anglez vijojnë të kushtojnë hapësira atij episodi duke publikuar detaje të tjera. Kjo ngjarje ka kaluar edhe ishullin, teksa e përditshmja gjermane Bild sjell një version të ri, çfarë shkaktoi tërbimin e Tuchel?

Sipas Bild: Conte në momentin që Tuchel i shtrëngoi dorën iu drejtua me fjalët: “Fuck off”, kjo më pas e bëri situatën edhe më të tensionuar mes dy trajnerëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: