Që nga nisja e agresionit rus, rreth 30 përqind e infrastrukturës në të gjithë Ukrainën është dëmtuar ose shkatërruar, gjë që do t’i kushtojë vendit deri në 100 miliardë dollarë.

Ndërsa zyrtarët nuk e kanë përshkruar ndikimin financiar që ka pasur lufta e Rusisë, kostot janë vlerësuar në rreth 500 miliardë dollarë deri më tani, duke përfshirë dëmtimet në rrugë, shtëpi dhe ndërtesa të tjera.

Zyrtarët vlerësojnë gjithashtu se 300 ura në akset kombëtare ishin shkatërruar ose dëmtuar për shkak të sulmeve.

“Praktikisht të gjithë komponentët e infrastrukturës sonë të transportit kanë vuajtur në një formë ose në një tjetër. Pushtimi ka ndikuar 20% deri në 30% të të gjithë infrastrukturës me shkallë të ndryshme dëmtimi dhe me nivele të ndryshme shkatërrimi”, tha sot Ministri i Infrastrukturës i Ukrainës, Oleksander Kubrakov për Reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb