Kryeministri Edi Rama teksa foli për situatën në spitalet e vendit, theksoi se do të vijohet me një luftë brenda këtij sistemi, ndërsa paralajmëroi se disa individë do të jenë aty për të ndarë të njomin nga i thati.

Gjatë fjalës së tij nga Materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, ku do të vendoset edhe guri i parë i themelit, kreu i qeverisë theksoi se shteti s’mund të jetë një rifuxhio për mëkatarët dhe grabitqarët.

“Kjo është nga ana jonë, jo nga ana e drejtësisë së re, për të vendosur në presion të dyfishtë sistemin tonë publik. Jo thjesht sistemin tonë shëndetësor, por atë publik. Këto që bëjnë të humbasin një pjesë të rëndësishme të pjesës së tyre nëse sistemi vazhdon të ushqejë parazitë dhe grabitqarë që janë aty për t’i shërbyer shtetit dhe njerëzve. Kjo është arsyeja se pse edhe në spitale, kemi vendosur që të shtrijmë deri në fund rrjetin e individëve që do të jenë aty për këtë punë, për të ndarë ose për të kontribuuar për ndarjen e të njomit nga i thati. S’mund të ketë luftë kundër të keqes nëse ajo është e ndarë mes pushtetit ekzekutiv dhe atyre që janë jashtë këtij pushteti, në të gjitha nivelet. Lufta do të zhvillohet brenda në radhë të parë. Vetëm kështu do të rriten të ardhurat, besimi, solidariteti, dinjiteti dhe respekti dhe do të vendosen në vendin që e meritojnë në sytë e të gjithëve, ata të cilët bëjnë detyrën. Vetëm kështu Shqipëria do të ngjitet në atë majën ku prej shumë vitesh është penguar që të ngjitet dhe kështu shteti do të bëhet aleati dhe bashkudhëtari i domosdoshëm i qytetarëve. Në të kundërt, është e vështirë, shumë e vështirë.

Këto që po ndodhin për fat të mirë janë shenjat e para të një ndryshimi që do të shkojë duke u thelluar, në çdo nivel. Shteti s’mund të jetë një ‘rifugio pegatori’ për mëkatarë e grabitqarë në kurriz të qytetarëve, që e mbajnë në këmbë shtetin me kontributet e tyre. S’mund të mëkatohet me gjakun e pacientëve, lotin e familjarëve, e djersën e qytetarëve, në asnjë sistem. Këto janë mëkate që shkojnë shumë përtej personales. Unë besoj se ne jemi në rrugën e duhur, por në këtë rrugë ku po synohet që Shëndetësia në Shqipëri të bëhet pikë referimi për të gjithë rajonin. Kemi mjekë të jashtëzakonshëm, infermierë të zotë dhe kjo s’mund t’i poshtërojë një segment brenda tyre, që shkon në drejtim të kundërt me drejtimin e historisë. Për hir të së vërtetës kemi dhe një lidership që se kemi pasur asnjëherë në krye të punës tonë në sistemin e shëndetësisë. Lidershipin e ministres, e drejtuesve ambiciozë. Kemi dhe një boshllëk në vëzhgim për të plotësuar këto pika, pasi jo në çdo pikë kemi njerëzit e duhur.”, -tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb