Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Vladimir Putin nuk ka hequr dorë nga planet e tij për të kontrolluar Ukrainën dhe paralajmëroi se të gjithë duhet të përgatiten për një luftë që do të zgjasë gjatë.

Stoltenberg tha se nuk kishte asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar objektivin e tij të përgjithshëm të kësaj lufte, që ishte të kontrollonte Ukrainën.

“Rusia ka mobilizuar shumë trupa të reja dhe ka demonstruar një gatishmëri për të duruar humbje të rënda. Kjo nuk ka mbaruar. Luftërat janë të paparashikueshme, por ne duhet të përgatitemi që kjo do të zgjasë gjatë dhe gjithashtu për ofensiva të reja ruse. Nuk duhet ta nënvlerësojmë Rusinë”, tha ai.

Shefi i NATO-s u bëri thirrje aleatëve që t’i japin Ukrainës luftë ushtarake në mënyrë që të bindet presidenti Putin se nuk do ta arrijë qëllimin e tij për të marrë kontrollin mbi Ukrainën.

“Mund të tingëllojë si një paradoks, por mbështetja ushtarake për Ukrainën është rruga më e shpejtë drejt paqes. Ne e dimë se shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e negociatave – ndoshta edhe kjo luftë – por ne e dimë se ajo që mund të arrijë Ukraina në këto negociata varet pazgjidhshmërisht nga situata ushtarake.

Pra, nëse doni një zgjidhje paqësore të negociuar që siguron që Ukraina të mbizotërojë si një shtet i pavarur demokratik, mënyra më e mirë për ta arritur këtë është t’i siguroni Ukrainës mbështetje ushtarake”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb