Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë Endri Braimllari, ka deklaruar se lufta e qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje mund të konsiderohet tashmë një farsë.

Me anë të një postimi në Facebook, Braimllari ka akuzuar se bashkia e Tiranës i ka vënë syrin një tjetër lulishteje për të ndërtuar jë kullë, referuar projektit të bërë publik sot.

Postimi i plotë:
Lufta e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje, një farsë.
Betonizimi I Tiranës vazhdon.
Betonizimi i Tiranes vazhdon.
Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj i ka vënë syrin nje tjeter lulishte për ta kthyer ne një prej kullave më të larta në rajon.
Bëhet fjalë për lulishten pas Pallatit të Kulturës apo siç njihet ndryshe edhe Teatri i Operas dhe Baletit.
Sot kryeministri dhe kryebashkiaku i betonit na e paraqitën këtë kullë si një projekt zhvillimi dhe punësimi, por qytetarët e Tiranës do të kenë një lulishte më pak.
Erion Veliaj që dikur mburrej se gjoja e kishte kthyer gropën e Hajdin Sejdisë në një lulishte për qytetarët, sot po realizon ëndrrën e dikurshme të padronit të tij, Edi Ramës për të ndërtuar qiellgërvishtësen e re duke e shemtuar akoma më tej Tiranën.
Kjo tregon edhe një herë se aksioni i qeverisë kundër ndërtimeve pa leje në Tiranë është një farsë.
Koha për ti dhënë fund masakrës urbane të Tiranës po afron!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: