Rusia raportohet se ka marrë hua më shumë se 11 miliardë dollarë duke emetuar borxhe për investitorët ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të marrë një sasi të majme parash nga financat e vendit.

Presidenti Putin është thuajse në muajin e dhjetë të luftimeve në Ukrainë dhe vendi i tij po lufton dhe me peshën e sanksioneve të huaja përveç armëve të ukrainasve, teksa javën e kaluar, ekonomia e vendit hyri zyrtarisht në recesion pas tkurrjes me 4.1% në tremujorin e dytë të këtij viti, e ndjekur nga një rënie prej 4% në tremujorin e tretë.

Qindra kompani të mëdha janë larguar nga vendi ose kanë refuzuar të ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik atje pas pushtimit dhe nga ana tjetër eksportet e Rusisë janë goditur rëndë.

Shitjet e naftës dhe gazit fitimprurës, çmimet për të cilat u rritën me shpërthimin e luftës e kanë mbajtur vendin në këmbë këtë vit, por tani janë kryesisht nën embargo nga SHBA dhe BE me të ardhurat që pritet të tkurren në vitin 2023.

Ekonomia e Rusisë tani pritet të bjerë me 4.6% gjatë vitit, sipas Consensus Economics, duke shënuar recesionin e saj të dytë në tre vjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: