Gazetari ukrainas, Vladislav Maistruk, në një intervistë të dhënë për “News 24”, ka treguar situatën në vendin e tyre të pushtuar nga rusët. Ai ka thënë, se një fëmijë ka vdekur nga etja, nën rrënoja.

Ai theksoi se NATO duhet të ndërhyjë ushtarakisht dhe se përgjegjësitë për sulmet, janë sipas tij të aleancaës dhe Vladimir Putinit. Maistruk nënvizoi më tej se Rusia nuk mendonte se ukrainasit do të rezistonin në këto përmasa dhe në idenë e tyre kishin që të futeshin në Kiev si triumfues.

“Është e tmerrshme, një vajzë 6-vjeçe ka vdekur nga etja nën rrënoja. Ka dhjetëra apo qindra civilë të zënë robër të trupave ruse. Qytetarët janë rrethuar nga trupat ruse, kanë pak ilaçe, pak ushqime, u mungon gjithçka si pasojë e këtyre rrethimeve. Sot kanë nisur korridoret humanitare më në fund. Nëse rusët nuk kanë dalë të përkulin qytetarët deri tani, ia kanë dalë të shkaktojnë një katastrofë njerëzore. Ushtria e dytë më e fortë në botë siç e quanin veten rusët, po tregon që ose nuk ka vullnetin për të bërë këtë luftë, ose nuk është e zonja, po tregohen pak të pajisur dhe motivuar. Nga pikëpamja e parë ukrainasit dhe ushtria ukrainase është treguar më e fortë nga ajo që prisnin rusët. Nga ana tjetër janë ushtarët rusë të cilët kanë thënë se nuk e kanë idenë që po bombardonin mbi civilët dhe se janë gënjyer për atë që po ndodhte në Ukrainë. Ata prisnin marshim triumfuar drejt Kievit, ku mund të hynin edhe me një paradë atje. Të vdekurit nga radhët ruse, janë mbi 10 mijë që tani. Edhe qytetet që janë nën kontrollin rus nuk janë dorëzuar.

Në fillim të operacionit rusët thonin se nuk kemi pësuar asnjë humbje. Tani kanë filluar të thonë shifra në mediat e tyre, edhe pse janë shumë më të ulëta se shifrat reale. Ukraina është ofruar që trupat e të vrarëve rusë t’i kthejë, por Rusia ka refuzuar. Kievi është shndërruar në një fortesë që shpresojmë të jetë e pamposhtur. Kanë vazhduar luftimet në të dy qytete shumë pranë Kievit. Armiku nuk po përparon, është i bllokuar, por edhe civilët, sepse nuk po funksionon mirë largimi i tyre. Rusët, ushtarët, kanë frikë kur ju nuk keni frikë për ata, e ne nuk kemi frikë. Armiku po shfaqet shumë i dobët. Në Ëebsiten e UNICEF thuhet kriza e Ukrainës, kanë frikë të përdorin termin luftë për këtë që po ndodh. Jemi të zhgënjyer edhe nga NATO, sepse nëse thonë që janë më të fortët në botë, atëherë nga kush kanë frikë? Javën e kaluar në Rumani ndodhi një fenomen i çuditshëm, u rrëzua një avion, por edhe avioni që shkoi për të kontrolluar u rrëzua përsëri.

NATO nuk e meriton të ketë luftëtarë kaq të vlefshëm sa luftëtarët ukrainas. NATO ka shumë vende. Ka vende të vogla për nga përmasat, por që po tregojnë që janë miq shumë të fortë. Ata po na japin armët e duhura për t’u mbrojtur që janë të domosdoshme për të mbrojtur civilët. Ajo që kërkojmë me forcë është të mbyllet qielli, sepse për aq kohë sa avionët rusë lejohen mbi këto qiej vdesin civilë. Në fund ajo që po ndodh do të jetë mbi shpatullat e Vladimir Putinit, por do të jetë i ndarë ky turp, edhe me NATO-n. Faleminderit Shqipërisë është një vend i vogël që po rrinë pranë nesh, keni pasur vështirësitë e tuaja në vitet ’90-ë që unë i di, e po qëndroni në krahun tonë”, tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: