Ndërkohë që Krishtlindjet po afrojnë, prej ditësh ndjehet atmosfera e festive dhe kryeqytetet e botës janë zbukuruar për të shpërndarë shpirtin e Krishtlindjes tek qytetarët.

Megjithatë Moska ka gjetur mënyrën për të përfshirë luftën edhe në këtë festë paqeje.

Pjesë e dekorimeve në kryeqytetin rus, përveç pemës, janë edhe shkronjat “Z”, “V” dhe “O”, të cilat janë kthyer në simbol të luftës dhe përkrahjes së saj.

Kujtojmë se së fundmi ushtria ruse është duke u përballur me një situatë të vështirë në Ukrainë, pasi nuk po fiton terren pavarësisht sulmeve dhe bombardimeve intensive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: