Ish-ministri i Jashtëm, i ftuar në “Log.” u shpreh se konflikti Izrael-Iran nuk është surprizë pasi këto dy vende kanë qenë në gjendje lufte në mënyrë të vazhdueshme.
“Por tani kemi përshkallëzim në ekstrem të sulmeve ushtarake reciproke dhe thelbi i të gjithë operacionit “Luani i mëkëmbur” është të asgjësojë të gjithë arsenalin bërthamor të Iranit”, tha Panariti.
Sipas tij, deri tani, sipas informacioneve jo vetëm të inteligjencës izraelite, mësohet se Irani k mbushur centrifugat e tij në tunelet e nëndheshme të vendosura në gjithë vendin me 5 ton mbushje bërthamore.
Edmond Panariti: Jam i mendimit që ky konflikt nuk vjen si surprizë sepse këto dy shtete kanë qenë në gjendje lufte në mënyrë të vazhdueshme por tani kemi përshkallëzim në ekstrem të sulmeve ushtarake reciproke dhe thelbi i të gjithë operacionit “Luani i mëkëmbur” është të asgjësojë të gjithë arsenalin bërthamor të Iranit. Pra Irani ka shkelur të gjitha marrëveshjet, mbi programin civil bërthamor, por qëllimi i tij ka qenë krijimi i armës bërthamore.
Ka shkuar në 5 ton mbushje bërthamore. Në centrifugat e tij në tunelet e nëndheshme ka arritur të mbushë depozitat dhe ai është shumë afër krijimi të armës bërthamore.
Thelbi i këtij sulmi është shkatërrimi i potencialit bërthamor.
SHBA ka qenë në krah të Izraelit. Shërbimi MOSSAD ka patur informacione të besueshme. Alarmi është dhënë dhe nga agjencia atomike në Vjenë.
(BalkanWeb)