Analisti Fatos Fubonja, në një intervistë në ‘News24’ foli për sulmet ruse në Ukrainë, ndërsa u shpreh se situata aktuale është një betejë mes fuqive të mëdha, ku në një anë janë SHBA e NATO dhe në anën tjetër Rusia e Putinit.

Gjatë fjalës së tij Lubonja tha se kjo luftë ka bërë bashkë SHBA dhe Europën, ndërsa shtoi se kjo gjendje duhet të ishte evituar nëpërmjet arritjes së një kompromisi.

“Kjo është një ndeshje midis fuqive të mëdha ku në një anë është SHBA dhe NATO, anën tjetër Rusia e Putinit. Por siç thuhet luftërat nuk bëhen për drejtësi, por për pushtet. Putin ka pasur një aspiratë të vjetër nga njëlloj poshtërimi që ka pësuar Bashkimi Sovjetik dhe ka pasur aspiratën ta kthejë Rusinë në fuqinë e madhe. Narrative perëndimore është që këto vende janë të lira sovrane dhe kanë vendosur me vullnetin e tyre të bëhen pjesë e perëndimit. Kjo ndeshje ka krijuar një sfidë që besoj është përtej zhvillimeve në Europë, që ka të bëjë me Kinën, me një lloj fakti që SHBA pësoi një lloj zhgënjimi në Afganistan. Mendoj se Putin ka probleme të brendshme në kuptimin se ka humbu konsensusin dhe në vend të punonte për një Rusi demokratike, Mendoj që viktima kryesore këtu është Ukraina dhe populli ukrainas. Përgjithësisht unë jam kundër luftës, lufta po i acaron situatat. Ashtu siç u bashkua Gjermania me Europën, lidhja e Rusisë me Europën dhe nevoja për të zhvilluar Rusinë dhe lidhjet e tjera që janë zhvilluar në forma të ndryshme, këto duhet ta kishin evituar luftën…SHBA nga e gjithë kjo nuk ka një dëmtim siç ka Europa…Putin është i pakontrollueshëm në vendin e tij. Sipas analistëve të huaj masakra që mund të bëhet ende nuk ka filluar, në vizionin e Putin Ukraina është pjesë e Rusisë. Unë gjykoj që ndalimi është duke u gjetur një pikë kompromisi që nuk po gjendet. Di që Macron i ka kërkuar Zelenskyt të pranojë neutralitetin, dhe mendoj që kanë qenë diçka e zgjuar, por që nuk është bërë. Sot si qytetar në këtë botë ndihem e kërcënuar.”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb