Kryeministri italian, Mario Draghi ka thënë se Evropa është e bashkuar për të mirëpritur emigrant nga Ukraina. Ai ka thënë se deri më tani, në Itali kanë mbërritur 23.872 emigrantë ukrainas, mes tyre dhe mijëra fëmijë.

“Në datën 8 mars kanë mbërritur 21,095 shtetas ukrainas, mbi 90% e tyre janë gra dhe fëmijë”, shpjegoi kryeministri. Deri më sot në Itali kanë mbërritur 23872 shtetas ukrainas, kryesisht nga kufiri italo-slloven, mbi 90% janë gra dhe fëmijë”, nga këta “9700 janë fëmijë. Fluksi sigurisht është i destinuar të rritet”,
është shprehur kryeministri italian.

Kujtojmë se për shkak të luftës miliona qytetarë ukrainas kanë braktisur vendin e tyre. Ata janë drejtuar më së shumti në Poloni dhe vende të tjera që ndodhen në kufij me Ukrainën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: