Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me Shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Bratajn inspektuan spitalin e Vlorës për të bërë me dije se brenda vitit në të do ketë një reanimacion të ri.

Aktualisht për t’iu përgjigjur situatës së COVID-19, edhe në spitalin rajonal të Vlorës si në shumë të tjerë janë rritur kapacitetet me aparatura në terapinë intensive.

Por Manastilriu tha se do të hapet procedura që së shpejti brenda pak muajsh Vlora të ketë një spital me reanimacion të ri që do u shërbejë zonës së jugut të Shqipërisë dhe turistëve që vijnë për pushime.

 

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Spitali Rajonal Vlorë – Rriten kapacitetet me aparatura të teknologjisë së lartë në terapinë intensive
? Përmirësohet shërbimi i urgjencës, duke ju përgjigjur situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19.
?#VIJOJNË investimet për fuqizimin e spitaleve rajonale. Me financimin e qeverisë shqiptare spitali i Vlorës do të ketë një reanimacion të standardeve europiane

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb