Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shprehu gatishmërinë e tij për, siç tha, bashkëpunim të plotë me autoritetet në Prishtinë, në luftën kundër koronavirusit.

Në një bisedë telefonike me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, Vuçiq shprehu shqetësimin e tij për përhapjen e koronavirusit në Kosovë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Serbisë.

Beogradi është i vendosur për t’i ndihmuar serbët në Kosovë për të luftuar epideminë, tha Vuçiq.
Kpmuniteti serb në Kosovë i raporton rastet e të prekurve me koronavirus në Serbi.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se 27 persona nga mjediset serbe në Kosovë janë infektuar, ndërsa një ka humbur jetën.

Bëhet e ditur se Vuçiq dhe Tanin kanë biseduar edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb