Ministria e Shëndetësisë e Kosoës sot nga Ambasada Amerikane ka pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor.

Kështu bëri të ditur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se këto donacione janë dhënë në kuadër të programit të Ndihmës Humanitare të Komandës Evropiane të SHBA-së.

Hoti tregoi se donacioni përmban maska kirurgjike, FFP2 -maska respirator, veshje mbrojtëse trupore, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formateve të ndryshme, mbulesa për shtretër, etj.

“Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përkatësisht nga Programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA. Donacioni që përmban maska kirurgjike, FFP2 -maska respirator, veshje mbrojtëse trupore, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formateve të ndryshme, mbulesa për shtretër, etj.) është dorëzuar nga Majorja Courtney R. Olson (U.S. Army), udhëheqëse e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe është përkrahje e drejtpërdrejt për MSh dhe personelin shëndetësor në ballafaqim me pandeminë Covid-19”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb