BRITANI E MADHE

“Mail on Sunday” fitoi betejën e parë ligjore kundër Dukeshës së Sussex për publikimin e një letre që Meghan i shkruante babait të saj Thomas Markle.

Dukesha, së bashku me burrin e saj Harry, denoncuan tabloidin pasi sipas tyre i kishin “vjedhur” letrën duke e publikuar atë pa lejen e autorit dhe jo në mënyrë të plotë, por vetëm një pjesë të saj me qëllimin për të nxjerr keq çiftin . Dhe gjithashtu për të prishur marrëdhënien midis babait dhe vajzës së tij.

Gjykatësi vendosi që Mail on Sunday nuk do të gjykohej për këto akuza. Në vend të kësaj, do të shqyrtohet vetëm nëse botimi i letrës shkel privatësinë.

Përfaqësuesit ligjorë të Meghan Markle thanë se do të vazhdojnë me çështjen, por shprehën zhgënjim për vendimin e gjykatësit që injoroi faktet e mësipërme.

Ata thanë se nuk do të apelojnë vendimin, por argumentuan se pjesa tjetër e çështjes së tyre mbetet e fortë. “Të drejtat e saj u shkelën,” thanë ata. “Kufijtë ligjorë rreth intimitetit u tejkaluan.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb