Zëvendës Ambasadori i SHBA Demian Smith, i pranishëm ditën e sotme në një konferencë të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri për prezantimin e projektit të financuar nga SHBA për trajnimin e shkollës së magjistraturës dhe akademisë së sigurisë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, u shpreh se është e nevojshme që të forcohet sundimi i ligjit.

Ai u shpreh se shteti duhet të mbrojë viktimat e trafikimit, ndërsa shtoi se SHBA është aleat në luftën kundër trafikimit të njerëzve.

“Këtë vit pamë një rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve të trafikantëve. Asnjë vend nuk mund ta luftojë trafikimin vetëm. Arsyeja pse qeveria e SHBA financoi këtë projekt që të identifkohen dhe të ndiqen penalisht trafikantët e qenieve njerëzore. Shqipëria ka përparuar, jemi të vendosur të luftojmë trafikimin. Të forcohohet sundimi mbi ligjin, të mbrohen viktimat e trafikimit. SHBA aleate në luftën kundër trafikimit të njerëzve ”, tha ndër të tjera Demian Smith.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: