Mbretëria e Bashkuar nuk është më në gjendje të ofrojë ndihmë konsullore për britanikët që ndodhen në Ukrainë. Kështu deklaroi Zyra e Jashtme e Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO).

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk mund të ofrojë më asistencë konsullore për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Ukrainë”, tha FCDO.
Shtetasit britanikë që kanë nevojë për ndihmë konsullore janë udhëzuar të telefonojnë një linjë ndihmëse 24 orëshe ose të përfitojnë nga shërbimet e plota konsullore në vendet fqinje me Ukrainën.

Shtetasit britanikë janë këshilluar gjithashtu të “qëndrojnë vigjilentë” nëse vendosin të qëndrojnë në Ukrainë gjatë operacioneve të mundshme luftarake dhe të mbajnë nën shqyrtim të vazhdueshëm planet e ikjes prej këtij shteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb