Spitalit rajonal të Korçës i shtohet një numër i konsiderueshëm aparaturash respiratore dhe mjetesh të tjera për përballimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, falë një dhurimi të fondacionit Kenedi.

Donacioni përfshin aparatura respiratore dhe mjete të tjera që do t’i shtohen pajisjeve që ka sjellë më herët ministria e Shëndetësisë në këtë spital, për të trajtuar pacientët e infektuar me Covid.

Drejtori i spitalit të Korçës falenderon fondacionin Kenedi dhe e vlerëson për iniciativën që i shton spitalit pajisjet e nevojshme për përballimin e situatës së pandemisë.

Sipas drejtorit të spitalit rajonal të Korçës në spitalin që drejton janë marrë të gjitha masat e duhura për hapjen e pavionit Covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: