KOSOVE

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Nita Latifi ishte një ndër banoret e komentuara gjatë spektaklit në shtëpinë e famshme.

Një moment shumë delikat për këngëtaren gjatë qëndrimit në shtëpi ishte frika se i rikthehej sërish tumori i gjirit. Kjo frikë e Nitës erdhi si pasojë e disa shqetësimeve të cilat nuk i kishte ndjerë më parë.

Teksa ishte e ftuar së fundmi në “Se Luan Topi”, ish-banorja tregoi se ai ishte momenti më i vështirë që ka përjetuar në shtëpi.

“Momentin që hyra në shtëpi, që në javën e dytë fillova të kem disa shqetësime të vogla. Frika ime më e madhe ishe që nuk e dija se çfarë po ndodh, ishte diçka e panjohur, kisha shtrëngime në gjoks, dhimbje të mëdha në gjoks që nuk më kishin ndodhur më herët. Kjo më bëri që të shqetësohem, u frikësova.

Tani të gjithë e dimë sa është rritur numri i këtyre problemeve të ndryshme te gratë. Mendova edhe të dilja nga shtëpia, ai ka qenë momenti më i fortë më i vështirë i imi në shtëpi. Momenti kur unë kam vendos, kam thënë që dua të lë shtëpinë se shëndeti im është mbi të gjitha. Falë produksionit isha te një mjek që më tha se rezulton të jetë edhe për shkak të ndryshimit të klimës, rezultoi të ishte diçka për t’u mos u shqetësuar”,- rrëfeu Nita.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi, Nita tregoi për banorët se se para një viti e gjysmë është përballur me tumorin në gji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb