Ministri rus i ekonomisë ka thënë se Rusia do të shkurtojë vendet e punës dhe të ulë investimet për të përballuar sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

Maksim Reshetnikov tha në një konferencë për shtyp se papunësia ende është e ulët, por shifrat pritet të ndryshojnë.

“Një krizë e zgjatur e kërkesës mund të çojë në një ulje të punësimit. Ne shohim se këtu ka rreziqe”, tha ai.

Ekonomia e Rusisë është goditur nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore që nga shkurti, kur nisi lufta në Ukrainë.

Goditja fillestare e detyroi tregun e aksioneve në Rusi të mbyllej përkohësisht. Megjithatë, rubla është kthyer në nivelet e paraluftës falë ndërhyrjeve të Bankës Qendrore të Rusisë.

Burimi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb