Nuk është për t’u habitur që Ukraina pritet të fitojë Eurovizionin e këtij viti, pasiqë nga pushtimi i vendit ka pasur një mbështetje të madhe globale për hyrjen e saj, shkruan BBC.

Kalush Orchestra, një spin-off nga grupi i tyre kryesor, do të performojë Stefania në Torino, një këngë folk-rap në gjuhën ukrainase që i kushtohet nënës së këngëtarit kryesor.

Grupi mësoi se do të përfaqësonte vendin e tyre vetëm disa ditë përpara pushtimit, dhe që atëherë e kanë ndarë kohën mes mbrojtjes së vendit të tyre dhe provave për performancën më të madhe të jetës së tyre.

Ata do të shfaqen në gjysmëfinalen e sonte.

Rusia u përjashtua nga konkursi i këtij viti pas presionit nga vendet e tjera anëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb