Autoritetet shëndetësore britanike i bëjnë thirrje mjekëve dhe infermierëve që kanë dalë në pension, që t’i bashkohen ekipeve mjekësore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mediat angleze shkruajnë se shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (NHS) i kanë kërkuar 65,000 infermierëve mjekëve që kanë dalë në pension gjatë 3-viteve të fundit, që t’i bashkohen skuadrës që po ‘lufton’ këtë virus.

Thirrje u është bërë dhe studentëve të vitit të fundit të mjekësisë dhe infermierëve, të cilëve po u ofrohet mundësia për të marrë role të përkohshme me pagë të plotë për të rritur kapacitetin e vijës së parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: