Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foton nga Spitali Infektiv, teksa një infermier kojdeset për pacientët e shtruar në spital me simptoma të rënda prej COVID-19.

Ajo apelon që infermierët duhen ndihmuar duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë së qytetarëve jashtë spitaleve, ende të painfektuar, për të respektuar masat e thjeshta ndaj COVID-19 si distanca, maska dhe higjiena.

Muajin e fundit janë rritur ndjeshëm shtrimet tek Infektivi dhe pacientët me COVID-19 teksa ka përkeqësuar gjendjen aktuale të Shqipërisë.

 

STATUSI NGA MANASTIRLIU

 

?SPITALI INFEKTIV
Infermier Korabi është aktualisht në shërbim, duke u kujdesur për pacientët e shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19.

#Krenare për punën e palodhur e stafit të spitalit #COVID1, që prej ditës së parë të epidemisë!

T’i ndihmojmë, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë tek çdo qytetar, për respektimin e disa masave të thjeshta, efikase për të frenuar përhapjen e COVID19??

↔️Ruaj distancën nga të tjerët
?Vendose maskën
?Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive

#BASHKË kundër #COVID19

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb