Organizata Botërore e Shëndetësisë nëpërmjet zyrës së saj në Tiranë ka dhuruar një sasi mjetesh mbrojtëse ndaj COVID-19 për stafet mjekësore shqiptare.

Pakot me mjete mbrojtëse janë dorëzuar tek Ministria e Shëndetësisë teksa në ceremoni nuk ka qenë e pranishme Manastirliu por zv.ministrja  Mira Rakacolli.

 

STATUSI NGA MINISTRA E SHËNDETËSISË

OBSH nëpërmjet zyrës së saj në Shqipëri ka vijuar mbështetjen për #MSHMS me dhurimin e një sasie të mjeteve të mbrojtjes personale për stafet mjekësore që janë në përballje me #COVID19.
Në ceremoninë e dorëzimit të mjeteve të mbrojtjes personale mori pjesë Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe përfaqësues të zyrës së OBSH për Shqipërinë.
#Bashkë ? COVID-19

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb