Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me Tonin Vocajn dhe Aida Hajnajn zhvilluan një analizë të situatës së kanabisit në Shqipëri me drejtorët vendorë të Policisë së Elbasanit, Tiranës, Durrësit e Korçës si dhe shefat e komisariateve.

Veliu porositi që ë këtë periudhë gjithë Policia e Shtetit duhet të jetë në terren dhe asnjë në zyrë për të luftuar kanabisin. Ai shtoi se aty ku konstatohet kultivimi kanabisi duhe të nxjerrë çdo përgjegjës i çdo institucioni qoftç ai i Policisç apo pushtetit vendor.

Ai shtoi se dronet e helikopterçt duhet tç kontrollojnç dhe rikontrollojnç zonat kryesisht tunelet, banesat e braktisura dhe serat.
Për më tepër ai theksoi se duhen shtuar kontrollet për krimet mjedisore si dhe për masat ndaj COVID-19

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Antikanabisi/Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës

Takim rajonal për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv/Drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Gjovalin Loka, zhvilloi një analizë ku morën pjesë drejtorët e drejtorive vendore Elbasan, Tiranë, Durrës e Korçë dhe shefat e komisariateve.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka vlerësuar punën e deritanishme dhe ka kërkuar thellim të masave duke intesifikuar veprimet në terren dhe në marrjen e informacioneve.

Kjo në radhë të parë në bashkëpunim me qytetarët dhe me institucionet e agjencitë ligjzbatuese që ligji i ngarkon me përgjegjësi për të luftuar këtë veprimtari kriminale.

Veliu theksoi se nuk do tolerohet asnjë drejtues policie e deri te punonjësi më i thjeshtë, në rast se do ketë neglizhencë apo implikim, ndaj në ditët në vijim duhet të shtohen kontrollet në territor.

“Periudha që ka mbetur është periudhë që e gjithë Policia të jetë në terren e jo në zyra. Të nxirrni përgjegjësitë dhe atje ku janë konstatuar raste të kultivimit të ndëshkohen personat përgjegjës, qoftë nga radhët e Policisë, pushteti vendor, kryepleqtë e fshatrave, inspektorët e pyjeve e të cilitdo institucion që ngarkon ligji me përgjegjësi”, – shtoi Veliu.

Ai porositi që me dronët dhe helikopterin e Policisë çdo ditë duhen ushtruar kontrolle e rikontrolle territori.

Grupet e kontrollit nga toka të kontrollojnë imtësisht territorin, banesat e braktisura, tunelet, serat e çdo vend tjeter.

Policia Kriminale të intensifikojë veprimet në drejtim të marrjes së informacioneve për personat me tendencë kriminale”, – nënvizoi Drejtori i PSH.

Gjithashtu ai porositi të shtohen kontrollet për goditjen e krimeve mjedisore.

Veliu kërkoi më shumë angazhim në drejtim të rritjes së parametrave të sigurisë, me prioritet zonat bregdetare, kapjen e personave në kerkim, atyre që qarkullojne me armë apo me lëndë narkotike.

Drejtori u ndal edhe në intensifikimin e punës për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Veliu ka theksuar se shërbimi ndaj qytetarëve është prioritar dhe ka kërkuar rritje të performancës së Policisë në këtë drejtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb