Vaksina kandidate e dytë e Rusisë kundër koronavirusit është dy javë larg miratimit të shtetit.

Qendra e Virologjisë dhe Bioteknologjisë së Shtetit Vektor me bazë në Siberi përfundoi provat e Fazës 2 ku morën pjesë mbi 100 vullnetarë. Ata pas provës së vaksinës të quajtur EpiVacCorona në trupin e tyre ishin ndjerë mirë.

Qeveria ruse ka në plan të miratojë EpiVacCorona diku rreth 15 tetorit.

Kreu i Vektor Rinat Maksyutov vlerëson se EpiVacCorona do të kërkojë doza përforcuese çdo tre vjet.

“Pas ciklit të vaksinimit, rivaksinimi tjetër do të kërkohet jo më shumë se një herë në tre vjet,” – tha Maksyutov.

Vaksina e parë ruse e koronavirusit, Sputnik V, ishte e para në botë që mori miratimin e qeverisë muajin e kaluar.

Ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 në Rusi, vazhdon të rritet me shpejtësi. Derisa të hënën numri i të infektuarve ishte 6 mijë e 196, sot janë raportuar 7 mijë e 212 të infektuar, pra kemi rritje prej rreth 20%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb