SHBA ka vendosur të ndihmojë Kosovën me 500 mijë dollarë në luftën ndaj COVID-19. Kosova ishte vendi i cili e priti i parafundit COVID-19 dhe duket se po e mposht pasi vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 1 rast.

Por SHBA i është gjendur pranë si çdo vendi tjetër partner në Ballkanin Perëdimor. Kujtojmë se SHBA i dha pak ditë më parë 900 mijë dollarë që e çuan në 2 milionë dollarë totalin e ndihmës ndaj Shqipërisë në luftën ndaj COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadori amerikan në Kosovë Philipp Kosnett.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb