TIRANE- Projekti EURALIUS organizoi sot seminarin mbi “Prezantimi i Zyrës së Prokurorisë Kroate për luftën ndaj Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (USKOK)” i cili u mbajt në Shkollën e Magjistraturës.

Tre prokurorë nga Zagrebi ndanë më homologët shqiptarë detaje në lidhje me strukturën dhe funksionimin e kësaj zyre, kompetencat e saj në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe konfiskimit të pasurisë dhe hetimit financiar në Kroaci.

Ata shpjeguan më tej detajet teknike dhe specifike në lidhje me këto çështje duke i ilustruar me raste praktike. Seminari vijoji me pyetje dhe përgjigje mbi rolin dhe eksperiencën e kësaj Zyre në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta në Kroaci.

USKOK njihet për rezultate të suksesshme në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta në Kroaci.

Të njëjtat çështje u diskutuan sot edhe në seminarin që u mbajt në Vlorë.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: