Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca përmes një mesazhi në rrjetet sociale thekson se është me rëndësi që të vijojë puna në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Sipas Sorecës, transparenca dhe përgjegjshmëria janë parime kyçe të BE-së, ndërsa shtoi se lufta ndaj korrupsionit është prioritet për BE-në.

“E rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe për Shqipërinë në rrugën e saj integruese.”, shkruan Soreca në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: