Kroacia renditet e fundit sa i përket numrit të testimeve të koronavirusit në Evropë.

Sipas Worldometers, deri më tani janë kryer 38.376 teste për një milion banorë në Kroaci. Shifrat e vendosin pak më lart se Irani (37,297) dhe Iraku (37.233), në listën botërore dhe më poshtë se Kirgistani (40.933) dhe Uzbekistani (41.080), shkruan Veçernji list.

Fill pas Kroacisë vjen Hungaria me 41.948 teste për një milion banorë dhe Sllovakia me 59.263 testime. Në krye të vendeve me më së shumti testime është Malta, e cila ndiqet nga Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: