Izraeli do të fillojë negociatat indirekte me grupin militant palestinez Hamas për fazën e dytë të  marrëveshjes javë dhe kërkon një çmilitarizimin e plotë të enklavës, sipas deklaratës së  ministrit të jashtëm Gideon Saar.

Negociatat  duhej të fillonin më 2 shkurt, por Katari i cili së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara po ndërmjetësojnë mes palëve, deklaruan se bisedimet nuk kanë filluar ende zyrtarisht.

“Kjo do të ndodhë këtë javë,” tha Saar në një konferencë shtypi në Jerusalem.

Izraeli kishte dhënë sinjale të përziera në javët e fundit mbi angazhimin e tij në bisedimet për fazën tjetër të armëpushimit trefazor, i cili hyri në fuqi më 19 janar me qëllimin e deklaruar për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës në Gaza.

Marrëveshja e armëpushimit, e cila përfshin kthimin e 33 pengjeve izraelitë në këmbim të qindra të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë, ka mbetur në rrugën e duhur pavarësisht një sërë pengesash dhe akuzash për shkelje që kishin kërcënuar ta prishnin atë.

Por negociatat për fazën e dytë priten të jenë të vështira, sepse ato përfshijnë çështje të tilla si administrimi i Gazës së pasluftës, në të cilën duket se ekzistojnë boshllëqe të mëdha midis palëve.

“Ne nuk do të pranojmë praninë e vazhdueshme të Hamasit apo ndonjë organizate tjetër terroriste në Gaza”, theksoi ministri i jashtëm.

Sipas tij  nëse negociatat janë konstruktive, Izraeli do të mbetet i angazhuar dhe mund të zgjasë fazën e parë të armëpushimit, e cila është menduar të zgjasë gjashtë javë.

“Nëse do të shohim se ka një dialog konstruktiv me një horizont të mundshëm për arritjen e një marrëveshjeje atëherë  ne do ta bëjmë këtë kornizë kohore të funksionojë më gjatë,” përfundoi ai.

Deri më tani, 19 pengje izraelite janë kthyer në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë.

Pengjet u morën në sulmin ndërkufitar të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023, i cili vrau rreth 1200 njerëz në Izraelin jugor, sipas të dhënave izraelite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb