Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga sulmet ruse në Doneskt dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, tha se një bombardim në Kramatorsk ka lënë dy persona të vdekur dhe tetë të plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Trupat ruse shënjestruan parkun Bernatsky Garden të qytetit me municione thërrmuese, tha Kyrylenko.

Dhjetëra banesa dhe disa makina raportohet se u dëmtuan në sulm. Ndërkohë, një bombardim rus i Kostyantynivka ka lënë gjashtë persona të plagosur.

Sipas Kyrylenko, pushtuesit rusë gjithashtu “gjuajtën disa breshëri me municione thërrmuese” në qytetin që shtrihet vetëm në juglindje të Kramatorsk.

Një shkollë u dëmtua në sulm, si dhe 10 shtëpi private, nëntë ndërtesa të larta, disa makina private dhe garazhe dhe një dyqan për fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: