Nëntë persona kanë mbetur të plagosur nga granatimet ruse në qytetin ukrainas, tashmë të pushtuar, Berdiabsk.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtari lokal i qytetit, Vladimir Rogov. Sulmi në “Berdiansk paqësor u krye nga militantët e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, ka shkruar Rogov në një postim në Telegram.

Berdiansk është një qytet port në Detin Azov në bregun jugor të Ukrainës. Ajo ka qenë e pushtuar nga forcat ruse që në ditët e para të konfliktit. Porti i saj ka qenë më parë në shënjestër të forcave ukrainase. Qyteti shtrihet përgjatë bregut të Mariupolit, një zonë që besohet të jetë ndër vendet ku Ukraina do të përpiqet të rimarrë në kundërsulmin e saj .

Berdiansk është thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia, rreth 100 kilometra (rreth 62 milje) nga vija e frontit. Kjo do të thotë se nëse Ukraina qëndronte pas sulmit të supozuar, përdorimi i raketave Storm Shadow do të ishte një opsion i mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb