Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy është takuar në Kiev me aktorin dhe njëkohësisht Ambasadorin e Vullnetit të Mirë të UNICEF-it, Orlando Bloom.

“Fëmijët në Ukrainë kanë nevojë për fëmijërinë e tyre,” tha Bloom pas takimit me Zelenskyn.

Bloom kaloi kohë në Qendrën e Fëmijëve Spilno të mbështetur në UNICEF në Kiev. Kjo ishte vizita e dytë e aktorit që nga vitit 2016. “Sot pata fatin të dëgjoja të qeshurat e fëmijëve në një qendër të mbështetur nga UNICEF, e cila është e sigurt dhe e ngrohtë për ta. E sigurt për të luajtur, për të mësuar dhe për të marrë mbështetje psikologjike.”, ka shkruar Bloom në rrjetin social Instagram.

Ndërsa Zelensky tha se “U takova me ambasadorin e vullnetit të mirë të UNICEF-it Orlando Bloom dhe ekipin e tyre, një organizatë e angazhuar në ndihmën humanitare dhe mbrojtjen e fëmijëve… Diskutuam për çështjen e rindërtimit të vendit tonë, infrastrukturës së shkollës sonë, e vlerësoj këtë ndihmë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb