Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield, tha se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj ‘të pandërgjegjshme’.

Në një intervistë për mediat e huaja, Thomas-Greenfield tha se Perëndimi duhej të “fillonte procesin” e regjistrimit të veprimeve të tij, në mënyrë që të kishte prova për të ndjekur veprime ligjore në të ardhmen.

“Ne e dimë se Ukraina po bën një luftë për të gjithë ne, se kjo është për të shpëtuar botën. Pra, ne duhet të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa duhet. Rusia nuk mund të lejohet të përfitojë nga ajo që ka qenë një luftë e paprovokuar”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb