Nënkryetari i bashkisë së Bakhmut ka deklaruar se qyteti i tij nuk ka rënë në duart e rusëve.

Ai ka shtuar se luftime janë duke u zhvilluar në rrugët e qytetit, por se forcat pushtuese nuk kanë marrë nën kontroll qytetin.

“Ka luftime në qytet dhe ka edhe përleshje në rrugë, por falë forcave të armatosura të Ukrainës ata ende nuk kanë marrë kontrollin mbi qytetin. Qëllimi i tyre i vetëm është vrasja e njerëzve dhe gjenocidi i popullit ukrainas…taktika që po përdorin rusët është taktika e tokës së tharë. Ata duan të shkatërrojnë Bakhmutin, duan të shkatërrojnë qytetin…dhe sinqerisht nuk mund ta kuptoj pse po e bëjnë këtë. Janë afërsisht 4.00 ose 4/500 civilë në qytet. Qyteti është pothuajse i shkatërruar dhe nuk ka asnjë ndërtesë të vetme që ka mbetur e paprekur nga këto luftime”, tha Oleksandr Marchenko për BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: